Inspektorët komunal largojnë mallrat e ekspozuara në trotuaret përgjatë rrugëve “Mbretëresha Teutë” dhe “Shemsi Ahmeti”

Mitrovica

Inspektorët komunal largojnë mallrat e ekspozuara në trotuaret përgjatë rrugëve “Mbretëresha Teutë” dhe “Shemsi Ahmeti”

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 16:31
Inspektorët komunal

Drejtoria e Inspeksionit, me asistim të Policisë së Kosovës dhe Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Uniteti”, sot kanë ndërmarrë aksion duke mos lejuar shitësit e ndryshëm, që produktet e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira tjera publike, të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve.

Inspektorët komunal bëjnë të ditur se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të Policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore.

Kjo gjë sipas tyre flet për faktin se shitësit po e kuptojnë seriozitetin e angazhimit të inspektorëve komunal dhe rëndësinë e lirimit të hapësirave publike për lëvizje të lirë e pa pengesa të qytetarëve.

Me këtë rast, drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, potencon se aksione të ngjashme do të ketë në vazhdimësi, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve, dhe se mallrat do shiten në hapësirën e tregut.

Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdoj me aksione të këtilla edhe në ditët në vijim, deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie, në mënyrë që të lirohen hapësirat e uzurpuar komunale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat