E pranon fajësinë për mbi 1,500 euro të falsifikuara, dënohet nga gjykata me 2,400 euro gjobë

Mitrovica

E pranon fajësinë për mbi 1,500 euro të falsifikuara, dënohet nga gjykata me 2,400 euro gjobë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 17:00
Gjykata Themelore në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Mitrovicë, të martën e ka dënuar me 2,400 euro gjobë të akuzuarin për falsifikim të parasë, Florijan Rrustemi.

Aktgjykimi ndaj Rrustemit u shpall pasi që ai paraprakisht, e pranoi fajësinë ku akuzohej se kishte falsifikuar 1,529 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, gjykatësi Velko Vuqitiq e dënoi Rrustemin me katër muaj burgim, por me pëlqimin e të akuzuarit, dënimi me burg iu zëvendësua me dënim me gjobë në lartësi prej 2,400 euro.

I akuzuari u obligua nga gjykata që të paguajë edhe shpenzimet procedurale, përkatësisht 30 euro për paushall gjyqësor dhe 50 euro për fondin e viktimave të krimit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 27 shtator 2019 kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Florijan Rrustemi.

Në aktakuzë thuhet se Rrustemi kishte transportuar dhe poseduar para të cilat e kishte ditur se janë të falsifikuara, ndërsa qëllimi i tij kishte qenë që ato t’i vë në qarkullim si të vërteta.

Sipas aktakuzës, më 31 mars 2017, rreth orës 18:25 minuta, derisa i akuzuari po lëvizte me veturën e tij në rrugën Skenderaj – Mitrovicë, saktësisht, në fshatin “Broboniq”, ishte ndalur nga një patrullë e Policisë, me ç’rast gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së të akuzuarit, ishin gjendur paratë e falsifikuara.

Në aktakuzë thuhet se veturën e të akuzuarit ishin gjetur para të metalta nga 2 euro në shumë totale prej 740 euro, kurse në para të metalta nga një 1 euro, shuma totale 49 euro. Shuma totale e parave të falsifikuara që ishin gjetur në veturën e të akuzuarit kishte qenë 1,529 euro.

Prokuroria pretendon se pas ekzaminimit laboratorik të parave është konstatuar se janë falsifikim i plotë.

Më këtë, Rrustemi akuzohej se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”, nga neni 302 paragrafi.2 të KPRK-së.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat