Ndërpriten punimet e gurëthyesit në Kçiq të Madh

Mitrovica

Ndërpriten punimet e gurëthyesit në Kçiq të Madh

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 18:49
Kçiq të Madh

Janë ndërprerë punimet e një gurëthyesi në fshatin Kçiq të Madh në Komunën e Mitrovicës, ka bërë të ditur vetë komuna në një njoftim në Facebook. Aty theksohet se punimet janë ndërprerë nga inspektorët komunalë, bazuar në vendimin e Ministrisë së Mjedisit.

Pos ndërprerjes së punimeve, operatorit ekonomik i është shqiptuar edhe një gjobë.

“Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Mitrovicës gjatë ditës së sotme ka inspektuar gurëthyesin në fshatin Kçiq të Madh. Kjo vizitë është realizuar pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndërprerje të punimeve, me ç' rast në zbatim të këtij vendimit të ministrisë, janë vendosur edhe shiritat për ndalim të menjëhershëm të punës. Po ashtu operatorit ekonomik i është shqiptuar edhe një gjobë. Drejtoria e Inspeksionit bënë të ditur se deri në një vendim të ministrisë përkatëse do të vazhdohet me inspektim”, thuhet në njoftim.

KOHA pati raportuar sivjet për ankesat e qytetarëve të këtij fshati për dëmet që po u shkaktohen nga ky gurëthyes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat