Dita e Dëshmorëve në Mitrovicë, Haradinaj: Flijimi i tyre u bë gurthemel i lirisë sonë

Mitrovica

Dita e Dëshmorëve në Mitrovicë, Haradinaj: Flijimi i tyre u bë gurthemel i lirisë sonë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 13:10
Ramush Haradinaj

6 qershori është Dita e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Mitrovicë dhe shënohet me aktivitete të ndryshme në nderim të heronjve.

Me këtë rast edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varrezat e tyre.

Ai tha se flijimi i tyre u bë gurthemel i lirisë sonë.

Postimi i plotë i tij:

Mitrovica e Isa Boletinit sot shënon Ditën e Dëshmorëve!

Të mobilizuar për liri, luftëtarët e Zonës Operative të Shalës, që nga luftimet në Pantinë, Frashër e Mazhiq, e deri në ditën e fitores, treguan sakrificë e trimëri të veçantë.

Sot nderojmë të rënët, Dëshmorë e Martirë, me respektin më të thellë. Flijimi i tyre u bë gurthemel i lirisë sonë.

Lavdi e përjetshme

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat