Në fashati Bare është realizuar Projekti për Mbështetjen e Deminimit

Mitrovica

Në fashati Bare është realizuar Projekti për Mbështetjen e Deminimit

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 15:12
Në fashati Bare është realizuar Projekti për Mbështetjen e Deminimit

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, si dhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, të shoqëruar nga Ambasadori i Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori Ogaswara, së bashku me drejtorin e Qendrës së Veprimit ndaj Minave në Kosovë, z. Ahmet Sallova, dhe drejtorin e Vendit të NPA në Kosovë, z. Charles Frisby kanë marrë pjesë në ceremoninë e dorëzim-pranimit të "Projektit për Mbështetjen e Deminimit në Komunën e Mitrovicës", në fshatin Bare, me një shumë prej 60,145.00 euro.

Qëllimi i këtij projekti ishte pastrimi i tokave të ndotura nga mbetjet e municioneve thërrmuese për përdorim të sigurt nga banorët lokal, dhe të popullatës në fshatin Bare.

Gjatë prezantimit të këtij projekti është thënë se Kosova ka qenë e trazuar me minat e mbetura tokësore, municionet thërrmuese dhe mjetet e pashpërthyera, ndërkohë Ndihma e Popullit Norvegjez (NPA) ka identifikuar 30 zona, me gjithsej 890 hektar në rajonin e Mitrovicës.

Në këtë operacion, ekipi lokalizoi me sukses dy nën-municione dhe janë identifikuar 413 përfitues, nga 7 familje, prej tyre 138 gra, 141 burra, 82 vajza si dhe 52 djem.

Në fjalën e tij, nënkryetari Mujka këtë projekt e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm për jetën dhe mirëqenien e banorëve të kësaj ane.

"Sot, rreth 100 hektar në fshatin Bare u pastruan përmes këtij projekti andaj jam tejet i kënaqur të dëgjoj se 413 njerëz përfitojnë nga ky projekt duke siguruar qasje në tokat e kullosat e tyre të cilat tani mund ti shfrytëzojnë për blegtori sepse blegtoria mbetet një aktivitet i rëndësishëm për komunitetin lokal", ka thënë nënkryetari Mujka.

Ai më tutje ka falënderuar partnerët dhe miqtë që mundësuan realizimin e këtij projekti me shpresë që ky bashkëpunim të thellohet akoma me tutje në të ardhmen.

Ndërsa, Ambasadori Japonez, Mitsunori Ogaswara, ka thënë se ndjehet i lumtur që sot është pjesë e kësaj ceremonie në dorëzim- pranim të "Projektit për Mbështetjen e Deminimit në Komunën e Mitrovicës", duke përgëzuar përfaqësuesit e komunës dhe Qendrën e Veprimit ndaj Minave në nivel të Kosovës për mbështetjen e tyre në këtë projekt si dhe për ekipin e "Norwegian People's Aid", për punën e tyre të përkushtuar dhe profesionale.

Ambasadori Ogaswara me tutje ka shtuar se ka qene sfidues edhe zbatimi i projektit si pasoj e pandemisë sepse virusi Covid-19 i cili u përhap në tërë botën ka sjellë vështirësi të shumta dhe ka ndryshuar mënyrën e jetës sonë.

"Japonia ka qëndruar pranë Kosovës në përpjekjet e saj për zhvillim shoqëror dhe ekonomik ndërsa Ambasada Japoneze do të vazhdoj edhe në të ardhmen të mbështes përmirësimin e jetës së njerëzve të shtetit të Kosovës", ka thënë ambasadori Ogaswara.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat