Agim Bahtiri kërkon mendimin e qytetarëve për çështje

Mitrovica

Agim Bahtiri kërkon mendimin e qytetarëve për çështje

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:19
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës Agim Bahtiri, sot përmes një postimi në facebook ka kërkuar mendimin e qytetarëve për përzgjedhjen e njërit nga dy modelet në KEJ.

Bahtiri ka shkruar se ky projekt përfshin pjesën nga Ura mbi lumin Iber deri tek Liqeni Akumulues.

Ky projekt pritet të realizohet në javët në vazhdim.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sikur herave të kaluara, edhe kësaj radhe kam dëshirën dhe kënaqësinë të konsultohem me ju, për projekte të rëndësishme të qytetit.

Në foto gjeni dy modele të rregullimit të shëtitores nga Liqeni Akumulues deri të ura kryesore e lumit Ibër.

Pres mendimi tuaj, të tregoni se cili model po ju pëlqen më shumë, e të cilin komuna do ta realizoj në javët vijuese.

Me respekt,

Agim Bahtiri

Image
Modeli 1
Image
Modeli 2
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat