Në Komunën e Mitrovicës diskutohet për antigjipsizmin dhe mundësitë e punësimit

Mitrovica

Në Komunën e Mitrovicës diskutohet për antigjipsizmin dhe mundësitë e punësimit

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 14:14
Pamje nga takimi

Organizata Joqeveritare “Voice of Roma Ashkali and Egyptians” sot ka organizuar një takim me disa zyrtarë komunal nga Komuna e Mitrovicës për të trajtuar temën “Promovimi i Antigjipsizmit dhe mundësi punësimi”.

Ky takim është mbajtur në Sallën e Mediave, dhe ishin pjesëmarrës nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, zyrtarët komunal, Sadije Jashari dhe Bedri Sadiku, si dhe përfaqësues nga OJQ “Voice of Roma Ashkali and Egyptians”.

Takimi është mbajtur në kudër të projektit “Drejtësi Sociale” e financuar nga HEKS/SDC dhe implementohet nga OJQ “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”.

Qëllimi i këtij projekti ishte njoftimi mbi fenomenin e antigjipsizmit, njëkohësisht të thellohej më shumë bashkëpunimi me nivelin lokal drejt një shoqërie të civilizuar pa paragjykime dhe stereotipa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat