Ish-eprori i UÇK-së: Marshi për Mitrovicën ishte organizuar nga të gjitha partitë politike

Mitrovica

Ish-eprori i UÇK-së: Marshi për Mitrovicën ishte organizuar nga të gjitha partitë politike

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:53
Fatmir Humolli

Ish eprori i UÇK-së, Fatmir Humolli, ka thënë se organizmi i Marshit për Mitrovicën më 21 shkurt 2000 ishte bërë me pëlqimin e të gjitha partive politike.

“Krejt formacionet politike kanë firmos për organizim të këtij marshi. Tendenca për të futur përçarje mes shqiptarëve është tendencë e luftës speciale të zhvilluar pas luftës. Marshi është organizuar një lloj rikthimi i minatorëve të Trepçës që e kanë bërë për mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës”.

“Ky marsh ka dështuar për shkak se LDK qendrore nuk e ka përkrahur LDK në Prishtinë…. Ka qenë organizim lokal i Prishtinës”, ka thënë Humolli.

Ai në Rubikon është shprehur se ushtarët francezë e kishin nxitur konfliktin me popullatën vendase në Mitrovicë.

“Ata kanë gjuajtur gaz lotsjellës dhe është bërë e pamundur. Marshi ka qenë veprim politik që populli nuk e pranonte faktin e kryer që e kanë bërë francezët. Marshi ka bërë që Bashkësia ndërkombëtare”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat