Përurohet rruga e asfaltuar në fshatin Kovaçicë të Shalës së Bajgorës

Mitrovica

Përurohet rruga e asfaltuar në fshatin Kovaçicë të Shalës së Bajgorës

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 17:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot është bërë përurimi i rrugës kryesore të asfaltuar për në fshatin Kovaçicë të Shalës së Bajgorës, që lidhet edhe me rrugën e fshatit Vesekovc në Komunën e Vushtrrisë.

Në përurimin e kësaj rruge morën pjesë kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari, Faruk Mujka, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe banorë të fshatrave të Shalës së Bajgorës e qytetarë të tjerë.

Më këtë rast, kryetari Bahtiri u tha banorëve të Kovaçicës se ndihet i lumtur që tani e tutje nuk do t’i keni problemet e rrugës që i keni pas deri tash, dhe se komuna do të vazhdoj me përmirësimin e kushteve të tyre për jetesë aty.

Po ashtu ai ka theksuar se që nga ardhja e tij si kryetar komune ka bërë përpjekje në vazhdimësi që Shalës së Bajgorës t’ia kthej dinjitetin dhe prespektivën për jetë, gjë të së cilës ia ka arritur me investimin e projekteve në ato pjesë.

Edhe banorët e Kovaçicës janë shprehur shumë të kënaqur me realizimin e këtij projekti madhor për këto dy fshatra, pasi e shkurton lidhjen e tyre, por edhe lehtëson lëvizjen mes dy fshatrave të dy komunave.

Vlen të potencohet se asfaltimi i kësaj rruge përfshin gjithsej 8.5 kilometra, dhe se ky projekt është bashkëfinancim i Komunës së Mitrovicës me Ministrinë e Infrastrukturës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat