Çfarë po paralajmëron vëllai i Armend Mujës?

Mitrovica

Çfarë po paralajmëron vëllai i Armend Mujës?

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 17:36
Gazmend Muja dhe Armend Muja

Ish-asambleisti komunal Gazmend Muja nga qyteti i Mitrovicës, është edhe vëllau i deputetit të VV-së Armend Muja. Ai sot përmes një postimi ka hedhur akuza për qeverisjen komunale në Mitrovicë.

Muja ka qenë asamblesit i PDK-së në Mitrovicë, poashtu edhe këshilltar në Ministrinë e Intergrimeve Evropiane të udhëhqeur nga Dhurata Hoxha.

Gara për të parin e Mitrovicës po bëhet interesante, pasi emrat e kandidatëve ende nuk janë zyrtarizuar nga VV, por si të mundshëm janë Agim Bahtiri dhe Armend Muja.

Postimi i sotëm nga vëllau i deputetit Muja po konsiderohet si mundësi e kandidimit të Armend Mujës.

Postimi i plotë:

Mitrovicës i duhet qeverisje lokale e denjë për qytetarë, e jo qeverisje e ekipeve të perfiterave të cilët e kanë katandisur këtë qytet.

Mjaft më lojërave dhe pazareve politike në dëm të qytetarëve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat