E dhimbshme: Vdes foshnja 10 muajshe nga Mitrovica, Lejan Hasani, po trajtohej në Turqi

Mitrovica

E dhimbshme: Vdes foshnja 10 muajshe nga Mitrovica, Lejan Hasani, po trajtohej në Turqi

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 08:56
Lejan Hasani

Sot në mëngjes ka vdekur Lejan Hasani, foshnja 10 muajshe nga Mitrovica.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i tij, Kujtimi, përmes një njoftimi në Facebook.

Lejani ka vdekur skt në ora 04:46 në Turqi, ku po trajtohej për shërim pasi kishte lindur parakohe.

Ai kishte lindur parakohe (në javën e 33-të) në Kliniken Obstetrike- Gjinekoligjike në QKUK, dhe që në ditët e para të jetës së tij i është dashur t’u nënshtrohej intervenimeve, kjo për shkak të shëndetit të tij të dobët.

Prindërit e tij, Fatmire dhe Kujtim Hasani kishin bërë apel të ndihmohen dhe fëmija i tyre të dërgohet për shërim jashtë vendit, apel ky të cilit i ishin përgjigjur shumë qytetarë vullnetmirë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat