Pasuria e Agim Bahtirit: 4 shtëpi dhe miliona euro tokë, por nuk ka veturë

Mitrovica

Pasuria e Agim Bahtirit: 4 shtëpi dhe miliona euro tokë, por nuk ka veturë

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 14:04
Agim Bahtiri

Deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit, e ka bërë edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

Bahtiri i cili drejtimin e kësaj komune e mori në vitin 2017, i ka deklaruar 4 shtëpi.

Sipas tij tre nga këto i ka të trashëguara nga prindërit kurse tjetrën nga kredia e marrë në bankë gjatë vitit 2008.

Bahtiri posedon edhe tokë bujqësorë të trashëguar nga prindërit që nga viti 1961, vlera e të cilës kap shumën 6,200,000.00 euro.

Si të hyra personale merr 17667 euro për një vit si kryetar i Komunës ndërsa nga biznesi në Holandë 336.000 euro.

Tutje, i pari i Mitrovicës nuk ka të deklaruar ndonjë veturë personale, por thotë se Maybach që e vozit është e djalit.

Ai ka treguar se para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ka 9500 euro.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat