Spitalit të Mitrovicës i shtohen edhe 2 mjekë

Mitrovica

Spitalit të Mitrovicës i shtohen edhe 2 mjekë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 09:53
Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë e ka shtuar numrin e mjekëve.

Nga sot, aty do të jenë edhe dy specialistë oftamologë, Avni Salihu dhe Enis Xhafa, të cilët nënshkruan kontratë me drejtoreshën Luljeta Zhubi.

Për ardhjen e dy mjekëve të ri ka konfirmuar edhe faqja e Spitalit.

"U.d. Drejtori Ekzekutiv Dr. Luljeta Zhubi, sot priti 2 mjek specialist Oftalmolog për të nënshkruar kontratat që të fillojnë punën në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë", shkruan Spitali i Mitrovicës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat