Mbahet dëgjimi i tretë buxhetor për personat me aftësi të kufizuara, për gjininë femërore dhe minoritetet e qytetit të Mitrovicës

Mitrovica

Mbahet dëgjimi i tretë buxhetor për personat me aftësi të kufizuara, për gjininë femërore dhe minoritetet e qytetit të Mitrovicës

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:01
Pamje nga takimi

Pas dy dëgjimeve publike që janë mbajtur në Sallën e Kuvendit Komunal, Drejtoria për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, sot ka vazhduar me mbajtjen e dëgjimit të tretë me radhë me qytetarë për planifikimin e buxhetit për vitin 2022-2024.

Ky takim është mbajtur me qëllimin që të identifikohen kërkesat dhe sugjerimet e përfaqësuesve të strukturave të gjinisë femërore, përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara, si dhe të minoriteteve.

Në këtë takim ishin të pranishëm, zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Valmire Sylejmani, zyrtarja për Barazi Gjinore, Besa Veseli, dhe udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama.

Me këtë rast, Zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, tha se qëllimi i këtyre dëgjimeve është që të bashkëbisedojmë më qytetarët për të bërë një buxhet më të mirë që është në interes të qytetarëve.

Po ashtu ai u ka sqaruar të pranishmëve se ky planifikim është bërë në fillim të këtij viti për aktivitetet e përgatitjes së Draft-Buxhetin e Komunës së Mitrovicës që paraja publike të adresohet aty ku është më e nevojshme.

Duke u bazuar në mundësitë financiare që ka Komuna e Mitrovicës, përfaqësuesit komunal u zotuan se do ti shqyrtojnë kërkesat e tyre, dhe se do t’i japin prioritet atyre më të rëndësishmëve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat