Mbahet dëgjimi i katërt publik me personelin arsimor për planifikimin e buxhetit 2022/2024

Mitrovica

Mbahet dëgjimi i katërt publik me personelin arsimor për planifikimin e buxhetit 2022/2024

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:53
Pamje nga takimi

Në sallën e Kuvendit Komunal sot është mbajtur dëgjimi i katërt me radhë buxhetor me personelin arsimor për planifikimin e buxhetit për vitin 2022/2024.

Qëllimi i dëgjimit buxhetor kësaj radhe ishte të identifikohen kërkesat dhe nevojat në institucionet e arsimit parafillor, fillor dhe të mesëm në Komunën e Mitrovicës.

Në këtë takim ishin të pranishëm drejtori për Arsim, Skender Avdiu, zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu si dhe personeli arsimor nga institucionet arsimore në Mitrovicë.

Fillimisht zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në dëgjimin buxhetor, ku potencoi se përmes këtij takimi personelit arsimor u mundësohet në mënyrë të drejtpërdrejtë të bëjnë propozimet për planifikimin e buxhetit për vitin 2022 në fushën e arsimit.

Ai më tutje ka folur për buxhetin në përgjithësi dhe për mënyrën e krijimit dhe shpërndarjes së tij, ku theksoi se granti specifik për arsim për vitin 2022 do të jetë 8,966,444.00 euro.

Në fjalën e tij drejtori i Arsimit, Skender Avdiu, tha se angazhimi i tij mbetet plotësimi i nevojave infrastrukturore në shkolla si dhe ngritja e cilësisë së mësimit në të gjitha shkollat e komunës. Po ashtu drejtori Avdiu theksoj se mbi 95 % e kërkesave nga dëgjimi buxhetor i vitit të kaluar janë realizuar nga drejtoria e Arsimit, duke garantuar para personelit arsimor se edhe këtë vit do të merren për bazë të gjitha kërkesat e tyre që adresohen në mënyrë kolektive.

Dhe duke e ditur standardin dhe kërkesat e arsimimit modern përfaqësuesit nga institucionet arsimore kërkuan mbështetje më të madhe nga komuna dhe institucionet qendrore për përmirësimin e kushteve në shkolla.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat