Drejtoria e Inspeksionit me aksion në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të punëtorëve në punë

Mitrovica

Drejtoria e Inspeksionit me aksion në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të punëtorëve në punë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 15:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, së bashku me përfaqësues nga Inspektorati i Punës gjate ditës së sotme kanë inspektuar disa vendpunishte të ndërtimeve të larta.

Në këtë aksion morën pjesë, drejtori i Inspeksionit, Fidan Ademi, si dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës për Rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu.

Me këtë rast, drejtori Ademi ka thënë se qeverisja lokale së bashku me institucionet tjera relevante do të kenë prioritet sigurinë e punëtorëve në punë.

Gjatë këtij aksioni, ju ndalua puna dhe u gjobiten tri subjekte afariste në tri vendpunishte, si dhe u lëshuan vërejtje me procesverbal në katër subjekte të tjera.

Drejtori Ademi dhe kryeinspektori Fazliu u zotuan që aksione të tilla të përbashkëta do të zhvillohen edhe me tutje, deri në ofrimin e plotë të sigurisë së punëtoreve në punë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat