Sërish “luftë” në Shipol, një person nga vetura gjuan me armë biznesmenin

Mitrovica

Sërish “luftë” në Shipol, një person nga vetura gjuan me armë biznesmenin

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 00:58
Shipol

Lagjja Shipol e Mitrovicës, duket se nuk po gjen qetësi këtë javë.

Para pak minutash sërish ka pasur gjuajtje me armë në një rrugicë të Shipolit.

Siç mësohet, një person nga vetura e ka gjuajtur një biznesmen.

Për fatin e mirë, nuk raportohet për të lënduar ani pse janë dëgjuar disa të shtëna.

Duhet theksuar se vetëm para dy netësh, shumë afër këtij vendi, disa persona u gjuajtën me kallasha.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat