Mitrovica mobilizohet për shtimin e masave të sigurisë pas ngjarjeve të ditëve të fundit

Mitrovica

Mitrovica mobilizohet për shtimin e masave të sigurisë pas ngjarjeve të ditëve të fundit

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 17:30
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri njoftoi sot se brenda kësaj jave do të merren hapa konkret sa i përket gjendjes së sigurisë në këtë qytet pas rastit të vrasjes së 49 vjeçarit dhe të shtënave me armë në këtë komunë.

Ky përfundim u arrit në në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të komunës së Mitrovicës.

“Me shqetësim i kam marrë rastet që kanë ndodhur ditëve të fundit, duke qenë se siguria, rendi dhe qetësia në Mitrovicë për disa vite kishin marrë të mbarën dhe kur krimet kishin shënuar rënie drastike, duke bërë që qyteti të jetë një nga më të qetët në vend. Por pavarësisht këtyre rasteve, në bashkëpunim me Policinë nuk do të lejojmë të kemi pasiguri në Mitrovicë dhe grupe të njerëzve që prishin rendin dhe qetësinë publike”, u shpreh Bahtiri në Facebook.

Po ashtu, ai bëri të ditur se në mbledhje të Bordit të Drejtorëve është diskutuar edhe çështja e pandemisë COVID-19, ku deri dje nuk ka pasur asnjë rast aktiv me këtë virus.

Bahtiri njoftoi se deri më tash janë dhënë 14 mijë doza të vaksinave për qytetarët e Mitrovicës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat