Dikush dëmton lojërat e fëmijëve në park

Mitrovica

Dikush dëmton lojërat e fëmijëve në park

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 16:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qytetarët e papërgjegjshëm në kuadër të veprimeve të tyre vandaliste kësaj radhe nuk kanë kursyer as një kënd lojërash për fëmijë në një park të qytetit në Mitrovicë.

Konkretisht tek parku prapa qendrës multifunksionalë OMNI Sport, dikush ka thyer dhe lënë si mos më keq disa luhatëse fëmijësh.

Një veprim i tillë bëhet edhe më i dënueshëm kur kemi parasysh numrin edhe ashtu të vogël të hapësirave argëtuese dhe rekreative për fëmijë në qytetin e Mitrovicës.

Përndryshe, pamje të tilla të këtij lloji të demolimit janë sa të shëmtuara edhe të dhimbshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat