“Gjashtë shkolla të Mitrovicës do ta kenë psikologun e vet” - Pse dështoi premtimi i Agim Bahtirit?

Mitrovica

“Gjashtë shkolla të Mitrovicës do ta kenë psikologun e vet” - Pse dështoi premtimi i Agim Bahtirit?

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 10:48
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kur e mori mandatin e dytë kishte premtuar se gjashtë shkolla të Mitrovicës do ta kishin të angazhuar nga një psikolog për nevojat e nxënësve.

Por tash kur mandati i Bahtirit po merr fund, premtimi i tij ka mbetur vetëm në fjalë dhe i parealizuar.

“Komuna e Mitrovicës planifikon që në pjesën e parë të vitit 2021 të hap konkurs për pozitën e psikologëve në gjashtë shkollat e kësaj komune”, kishte deklaruar Bahtiri për Institutin GAP.

Mirëpo, tash jemi në pjesën e dytë të vitit 2021 dhe një konkurs i tillë nuk është hapur asnjëherë.

Dështimi në realizimin e premtimeve mund ta çojë Bahtirin në humbjen eventuale të zgjedhjeve të reja nëse ai do e fitojë besimin e LVV-së për t’u rikandiduar në krye të Mitrovicës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat