Policia në Mitrovicë gjatë vikendit aplikon kontroll të shtuar me alkooltest

Mitrovica

Policia në Mitrovicë gjatë vikendit aplikon kontroll të shtuar me alkooltest

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 16:09
Foto

Policia në Mitrovicë njofton se gjatë kësaj fundjave ka shtuar kontrollet me alkool test, duke marrë për bazë fluksin e madh të pjesëmarrjeve në trafik dhe me qëllim të ngritjes të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

Bëhet e ditur se kontrolle të tilla me alkooltest janë aplikuar në të gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Jug, si në rrugët nacionale e rajonale, mirëpo duke mos përjashtuar edhe rrugët lokale dhe ato në brendësi të qyteteve.

Gjatë fundjavës janë realizuar rreth 72 kontrolle me alkooltest dhe janë shqiptuar 5 gjoba për kundërvajtje në trafik, ndërsa në një rast është ndëshkuar një person në bazë të dispozitave të Ligjit për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (dehje në vend publik)”.

Organet e rendit në Mitrovicë njoftojnë se edhe ditëve në vazhdim do të vijojnë me këto masa të shtuara me qëllim të identifikimit të rasteve dhe ndëshkimit të gjithë atyre që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe në këtë mënyrë rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik por edhe veten e tyre.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat