Kryetari Bahtiri sjell trenin rekreativ në Mitrovicë

Mitrovica

Kryetari Bahtiri sjell trenin rekreativ në Mitrovicë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 15:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku më nënkryetarin Faruk Mujka si dhe drejtorin për Arsim, Skender Avdiu, të shoqëruar nga fëmijët e institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë”, kanë realizuar një xhiro me auto trenin i cili tani e tutje do të jetë në shërbim për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Fëmijët dhe të pranishmit e tjerë u shprehën të lumtur që Mitrovica tani posedon një tren të tillë i cili do të ofrojë një atraksion të ri në qytet, sidomos në këto ditët e bukura të verës ku qytetarët mund të shijojnë shëtitjen me tren.

Treni do të parakaloj çdo ditë nga sheshi kryesor i qytetit deri tek Liqenit Akumulues, ndërsa nisja do të bëhet çdo dy orë duke filluar nga ora 09:00.

Çmimi i biletës do të jetë 0.50 euro për person dhe mund të shfrytëzohet nga të gjitha grupmoshat.

Treni aktual posedon katër vagonë ndërsa varësisht nga interesimi mund të plotësohet me vagona të tjerë.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat