Gjuajti dy herë me pushkë qenin endacak, Lushtaku dënohet me 6 muaj burgim me kusht

Mitrovica

Gjuajti dy herë me pushkë qenin endacak, Lushtaku dënohet me 6 muaj burgim me kusht

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Sahit Lushtaku është dënuar me gjashtë muaj burgim pasi ka pranuar fajësinë se gjuajti me pushkë dy herë në drejtim të qenit endacak që ia kishte dëmtuar pronën.

Aktgjykimi është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga gjykatësi Nikolla Petronijeviq, i cili ka njoftuar se n periudhën e verifikimit prej dy vitesh i akuzuari nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale.

Krahas kësaj, i pandehuri është i obliguar edhe me shpenzimet procedurale dhe atë më 30 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro në emër të fondit për viktimat e krimit.

Ndryshe, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 3 gusht, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Jovo Radoviq, i akuzuari Sahit Lushtaku është deklaruar fajtor.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 21 qershor 2021 kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Sahit Lushtaku.

Sipas aktakuzës, më 10 tetor 2019, rreth orës 18:00, në fshatin “Vaganic”, komuna e Mitrovicës ku edhe gjendet shtëpia e të pandehurit, kishte përdorur pushkën e gjuetisë të markës “Haston”, modeli Escort Magnum Supreme, në kundërshtim me ligjet në fuqi të cilat rregullojnë përdorimin e armës së tillë, ashtu që nga ajo kishte shtënë dy herë në drejtim të qenit endacak i cili i kishte shkaktuar dëm në pronën e tij.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 367 paragrafi 1 të Kodit Penal.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat