14 raste të reja me Covid-19 në Mitrovicë

Mitrovica

14 raste të reja me Covid-19 në Mitrovicë

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 15:15
Mitrovicë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 4,492 testime, 269 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Vetëm në Mitrovicë janë 14 të infektuar, ndërsa Vushtrria e Skënderaj me nga 2.

MSh njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi, ndërsa janë shëruar 25 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.757, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1,903.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat