Në Bajgorë mbahet “Dita e Mërgimtarëve”

Mitrovica

Në Bajgorë mbahet “Dita e Mërgimtarëve”

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 19:36
Agim Bahtiri

Me këngë e valle, sot është mbajtur “Dita e Mërgimtarëve” në Shalë të Bajgorës.

Ky aktivitet u pëcoll me program artisitik, ku u paraqitën me pika të ndryshme rapsodë dhe grupe folklorike.

Ndër qindra pjesëmarrës, të pranishëm ishin kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari, Faruk Mujka, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe qytetarë të tjerë.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, pasi që ju dëshiroj mirëseardhje mërgimtarëve, tha se qëllimi i organizimit të këtij tubimi është që ata të kalojnë një ditë të bukur në bjeshkët e mrekullueshme të Shalës së Bajgorës dhe të njihen më shumë në mes veti, si dhe të informohen për aktualitetin në komunën e tyre.

"Sot jemi mbledhur këtu për të shijuar bukuritë e Shalës së Bajgorës, rajon ky i cili tani ka mjaftë mirë të rregulluar infrastrukturën rrugore, investimi më i madh i energjisë së ripërtëritshme i erës në Kosovë nga "Sowi Kosova", në vlerë prej 169 milionë euro, e të tjera investime që Shalën e Bajgorës do ta bëjnë atraktive në zhvillimin e turizmit", tha kryetari Bahtiri.

Ai me më tutje ka vlerësuar lartë kontributin e mërgimtarëve dhënë për mbijetesën e popullatës në kushtet e okupimit nga Serbia, pastaj në luftën për çlirimin e vendit dhe së fundi edhe për ndërtimin e shtetit të Kosovës, duke investuar këtu në fusha të ndryshme.

“Dita e Mërgimtarëve” u organizua nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, dhe është një aktvitet tashmë tradicional i cili i kushtohet të gjithë bashkatdhetarëve tanë me qëndrim jashtë atdheut.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat