Mujka: Bahtiri do të fitojë pa balotazh

Mitrovica

Mujka: Bahtiri do të fitojë pa balotazh

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 18:35
Pamje nga tubimi i VV-së

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një takim mobilizues me strukturat e veta në Mitrovicë.

Në këtë tubim të udhëhequr nga sekretari Kushtrim Zeneli, fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari degës së VV-së në Mitrovicë Faruk Mujka dhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri.

Mujka në fjalimin e tij, ndër të tjera ka thënë se me kandidatin Agim Bahtiri do ta fitojë garën për kryetar, pa balotazh.

Ndërsa për asambleistë, ai pret se do ta marrin shumicën, rreth 18 asambleistë, mirëpo ai ka kërkuar angazhim nga të gjithë.

Mujka ka treguar se kanë aplikuar mbi 50 persona për të hyrë në listën për kandidatë në asamblenë komunale, por lista do të përbëhet nga 38 kandidatë, andaj ai ka kërkuar mos të ketë hatërmbetje nga ata që nuk votohen ditën e shtunë, në Këshillin e VV-së.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat