Bahtiri: Në mandatin e tretë do të bëjmë zhvillim ekonomik

Mitrovica

Bahtiri: Në mandatin e tretë do të bëjmë zhvillim ekonomik

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 21:06
Agim Bahtiri

Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot në takimin me strukturat e degës ka kërkuar mbështetjen e tyre në garën për të parin e qytetit.

Bahtiri ka thënë se mandati i tretë do të jetë, mandat i zhvillimit ekonomik, pasi sipas tij deri tani nuk ka pasur mbështetje nga qeveria.

Ai ndër të tjera ka thënë se deri tani ka qenë si një kryetar i vetmuar "pa babë e nanë', duke aluduar në mungesë të përkrahjes së qeverisë qëndrore, por tani ai pret ta ketë edhe mbështetjen e ekszekutivit.

I pari i komunës beson që këtë zhvillim do ta arrijë me një ekszekutiv të ri, i cili ka energji më shumë se ai i kaluari.

Ndryshe Bahtiri sërish i ka bërë ftesë opozitës të bëhen bashkë, se do t'i mund pa balotazh, dhe ata pastaj në fund do të shkojnë në shtëpi, e ai do qeveris sërish.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat