Bahtiri pas kandidimit: Me Kurtin kryeministër më del parasysh Mitrovica me investime

Mitrovica

Bahtiri pas kandidimit: Me Kurtin kryeministër më del parasysh Mitrovica me investime

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 20:16
Albin Kurti dhe Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për ta rimarrë këtë post edhe një herë, Agim Bahtiri, ka thënë se pas shumë diskutimeve dhe lajmeve kontroverse nga siç i ka quajtur ai ata që nuk ja duan të mirën këtij qyteti e Vetëvendosjes, ka marrë besimin për kandidim.

Ai thotë se për 8 vite sa ka qenë në krye të Mitrovicës nuk ka qenë e lehtë të mos kesh përkrahjen e duhur nga niveli qendror, kur të gjithë e dinë situatën e Mitrovicës.

“Megjithatë, ja kemi dalur të kryejmë më shumë punë se sa është paramenduar edhe nga dashamirët tanë”.

“Kur po e mendoj se këto 4 vitet e ardhshme do të kemi në krye të nivelit qendror Lëvizjen VETËVENDOSJE! me kryeministër Albin Kurtin, vetëm një gjë po më del parasysh, ajo është Mitrovica me shumë investime, Mitrovica me përkrahjen e merituar, Mitrovica një qytet me gjithë të mirat”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat