Kunata e Armend Mujës aderon në Partinë e Drejtësisë

Mitrovica

Kunata e Armend Mujës aderon në Partinë e Drejtësisë

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 21:27
Adelina Muja, Armend Muja

Njëri aderim i papritur ka ndodhur sot në Mitrovicë, pasi që kunata e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës, i është bashkuar Partisë së Drejtësisë.

Njoftimin për kandidimin e saj në kuadër të listës së Partisë së Drejtësisë, e ka dhënë kryetari i kësaj partie në Mitrovicë, Vesel Neziri.

“Listës për asamble komunale në Mitrovicë, nga radhet e Partisë së Drejtësisë i bashkohet edhe znj Adelina Muja. Vazhdojmë së bashku drejt fitorës.”, ka shkruar Vesel Neziri.

Ndryshe, para disa ditësh vëllau i Armend Mujës, Gazmendi kishte aplikuar për të marrë kandidaturën për asambleist komunal, por aplikacioni i tij ishte refuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Tash duket se në shenjë hakmarrje, ai ka kandiduar gruan e tij për asambleiste nga Partia e Drejtësisë.

Kujtojmë se për Armend Mujën është raportuar vazhdimisht se ka synime të kandidoj për kryetar të Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, por kjo iu pamundësua sot, pasi që partia e Albin Kurtit zyrtarisht nominoi Agim Bahtirin si kandidat për kryetar komune.

Se si do të rrjedhin tash raportet mes Armend Mujës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kjo mbetet të shihet në ditët vijuese.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat