Komuna e Mitrovicës pranon donacion mbi 10 mijë maska mbrojtëse nga FSK-ja

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës pranon donacion mbi 10 mijë maska mbrojtëse nga FSK-ja

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 12:37
Komuna e Mitrovicës pranon donacion mbi 10 mijë maska mbrojtëse nga FSK-ja

Komuna e Mitrovicës respektivisht Drejtoria për Shëndetësi ka pranuar donacion mbi 10 mijë maska mbrojtëse nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri, ka falënderuar FSK-në për dhurimin e këtij donacioni shumë të nevojshëm në këtë kohë pandemie, duke thënë se këto maska mbrojtëse do të shërbejnë për nevojat e institucioneve dhe të qytetarëve, dhe ndihma të tilla janë të mirëseardhura për tu mbrojtur nga virusi covid-19.

Gjithashtu drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, e ka vlerësuar si shumë të dobishëm këtë donacion për kujdesin parësor shëndetësor, duke theksuar që Drejtoria e Shëndetësisë është e përkushtuar që së bashku me qytetarët të ruaj shëndetin publik.

Po ashtu, vlen të potencohet se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë shpërndarjen e maskave falas për kalimtarët e rastit në sheshin e qytetit në Mitrovicë, si dhe kanë ndihmuar edhe Qendrën e Vaksinimit me rreth 3 mijë maska.

Në fund ata u dakorduan se ky bashkëpunim i mirë në mes të komunës dhe FSK-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen, për të kontribuar në mirëqenien e mirë të qytetarëve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat