“Falma, veç sa erdha prej Aeroportit të Prishtinës”/ Mërgimtari e lut policin të mos e gjobit për maskë

Mitrovica

“Falma, veç sa erdha prej Aeroportit të Prishtinës”/ Mërgimtari e lut policin të mos e gjobit për maskë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 21:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në sheshin e qytetit të Mitrovicës, sërish janë parë policë të Kosovës të cilët po ndalin qytetarët që nuk po bartin maska.

Një qytetar ka thënë, se policët po ndalin qytetarët që nuk po zbatojnë vendimet e qeverisë, dhe po u shqiptojnë gjoba.

Sipas ligjit në fuqi, maska është obligative që të bartet në ambientet publike.

Një mërgimtar e ka pësuar më së keqi, pasi sapo ka mbërritur nga aeroporti ka dalur në sheshin e qytetit të Mitrovicës, me ç’rast është gjobitur nga policia.

Ky qytetar sipas kalimtarëve është dëgjuar ta ketë lutur policin ta fal, pasi sapo ka ardhur nga mërgimi.

Ndryshe qyteti i Mitrovicës bën pjesë në qytetet ku numri i të infektuarëve është i lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat