Policia kontrollon qendrat tregtare në Mitrovicë nëse po respektohen masat

Mitrovica

Policia kontrollon qendrat tregtare në Mitrovicë nëse po respektohen masat

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 14:19
Policia kontrollon qendrat tregtare në Mitrovicë nëse po respektohen masat

Policia e Kosovës ka kontrolluar qendrat tregtare në jug të Mitrovicës nëse po respektohen masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Policia ka thënë se bazuar në gjendjen faktike ka rezultuar të jetë në përputhje me masat e rekomanduara sipas protokolleve të parapara për mbrojtjen ndaj pandemisë.

Ndaj personave apo subjekteve tjera të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia është zotuar se do të ndërmarrë masa sipas autorizimeve ligjore të parapara me Ligjin per parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë COVID-19.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat