Agolli: Me qeverisjen tonë do t’i zgjidhim problemet një nga një

Mitrovica

Agolli: Me qeverisjen tonë do t’i zgjidhim problemet një nga një

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 19:57
Armend Agolli

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Mitrovicë, Dr. Armend Agolli, ka premtuar se me qeverisjen e tij për të gjithë, problemet e qytetarëve do t’i zgjidh një nga një.

Kanalizimet që derdhen në lum, bodrumet e mbushura me ujë qe disa vite, e të cilat vërshojnë rrugët sa herë që ka të reshura të mëdha, pusetat jofunksionale etj.

Radha e problemeve me të cilat përballen banorët “Te Tjegullorja” është e gjatë, ndërsa zgjidhjet nuk janë gjetur kurrë nga pushteti komunal”, ka theksuar Agolli.

Ai më tej ka thënë se, ne kemi program për të gjithë, ndaj iu premtoj se problemet e banorëve të lagjes “Bair” dhe të tjerave do t’i zgjidhim, një nga një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat