Hamza: Të rinjtë do jenë promotorë të zhvillimit të Mitrovicës

Mitrovica

Hamza: Të rinjtë do jenë promotorë të zhvillimit të Mitrovicës

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 13:26
Foto

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka marrë përkrahje publike edhe nga profesori i njohur i Mitrovicës, Asllan Vitaku.

Hamza e ka falënderuar profesorin Vitaku për mbështetjen.

Ai i ka falënderuar edhe të gjithë mbështetësit e tij për, siç ka thënë Hamza, punën e pandalshme që po e bëjnë për fitoren e tij dhe për realizimin e programit të tij zhvillimor për Mitrovicën.

”Së bashku do ta rikthejmë Mitrovicën në vendin që i takon!”, ka shkruar Hamza.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, në mëngjes ka shkruar edhe për të rinjtë, të cilët ka thënë se do të jenë promotorë të zhvillimit të Mitrovicës. “Ata vetë do të vendosin për të ardhmen e tyre. Ne do t’i mbështesim për punësim të sigurt dhe karrierë të suksesshme”, është shprehur Hamza mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat