Armend Muja: Agim Bahtiri e ka mbështetjen e Albin Kurtit dhe VV-së

Mitrovica

Armend Muja: Agim Bahtiri e ka mbështetjen e Albin Kurtit dhe VV-së

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 18:06
Armend Muja

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri së bashku me deputetin Armend Muja, kanë mbajtur tubim me banorë të lagjes Ilirida.

Në këtë tubim Armend Muja tha së Agim Bahtiri e ka mbështetjen e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Armend Muja tha se Agim Bahtiri edhe kur s’ka qenë në Vetëvendosje, ka bashkëpunuar me Vetëvendosjen për t’i ruajtur kufinjtë dhe sigurinë nacionale.

Videos nga tubimi i mbajtur në Iliridë, Agim Bahtiri ia ka bashkëngjitur edhe një postim ku ka shkruar: “Qytetarë të Mitrovicës,
Deputeti Armend Muja mbrëmë në Iliridë i dha fund asaj që flitet qosheve nga kundërshtarët politik. Vetëvendosja me Iliridën gjithmonë krah për krah.

Bashkë me Iliridën do të qeverisim!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat