Peci tregon pse nuk kandidoi për kryetar të Mitrovicës: Do të fitoja!

Mitrovica

Peci tregon pse nuk kandidoi për kryetar të Mitrovicës: Do të fitoja!

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 22:52
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka treguar se emri i tij ishte përmendur si kandidat i mundshëm i VV’së për kryetar të Mitrovicës. Ai shprehet i bindur se do të dilte fitues. Ai ka treguar se pse nuk e mori këtë detyrë.

“E vërteta është se ne kemi pasur një dakordancë për zgjedhjet nacionale dhe lokale me VV’në dhe në asnjë rrethanë ne s’kemi dashur të tregohemi insistues për numër më të madh të kandidaturave”, thotë Peci.

“Ne nuk kemi shprehur interesim as për Mitrovicën e as për Prizrenin dhe njëra prej arsyeve ka qenë se ne thjesht nuk kemi dashtë…kemi qenë kërkues në disa komuna, por kemi qenë këmbëngulës në ato komuna ku në të vërtetë e kemi parë propabilitetin e fitores te kandidatët tanë sesa te kandidatët e tjerë.

“Në rastin e Mitrovicës dhe Prizrenit, thjesht kemi vlerësuar se përderisa Vetëvendosje është në qeverisje, s’kemi preferuar që ne t’i futemi një gare ku potencialisht humbja eventuale mundet me iu faturu listës Guxo. S’kemi dashur në asnjë moment me dëmtu Vetëvendosjen”, sqaroi Peci.

“Është e vërtetë se edhe emri im ka qenë pjesë e diskutimeve në të gjitha nivelet dhe është po ashtu e vërtetë dhe jam kanë i bindur se kisha fitu…s’kam pasur dilemë në këtë drejtim’, thotë Peci.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat