Bedri Hamza: Asnjë shkollë në Mitrovicë nuk është financuar nga komuna

Mitrovica

Bedri Hamza: Asnjë shkollë në Mitrovicë nuk është financuar nga komuna

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 23:33
Bedri Hamza

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se të gjitha shkollat në Mitrovicë, dhe shumë projekte tjera janë financuar nga niveli qendrorë, dhe asnjë nuk është financuar, dhe ndërtuar nga komuna.

“Kur kam hy me pa të gjitha shkollat janë financim i nivelit qendrorë, pa dallim se kush ka udhëheq a LDK, a Partia Demokratike, a udhëheqësia aktuale, asnjë objekt shkollorë, amo asnjë nuk është i ndërtuar nga dhe financuar prej komunës se Mitrovicës po prej nivelin qendrorë, dhe po i përmendi për qytetarët e Mitrovicë, edhe në Roboniç, edhe në Shipol, edhe në Bardhë, edhe shkolla speciale, edhe shkolla e Medicinës, çak edhe shkolla në Gushavc, është financim i nivelit qendrorë, e kam edhe konttratën këtu komuna participon me një shumë simbolike”, tha Hamza në Politiko.

Hamza po ashtu tha se edhe Kompleksi me palestrën sportive, Liqeni Artificial, Kompleksi Universitar, Fabrika për prodhimin e Ujit, ndërrimin e gypave të gjitha janë financim të nivelit qendrorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat