A investoi Agim Bahtiri në fshatin e Kadri Veselit?

Mitrovica

A investoi Agim Bahtiri në fshatin e Kadri Veselit?

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 12:10
Broboniqi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh kandidat edhe për një mandat në radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka shfaqur investimet në fshatin Broboniq, fshat prej kah vjen ish-kryeparlamentari dhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Në qeverisjet e kalaura, sipas Bahtirit, ky fshat ka qenë jashtë hartës së investimeve.

Por, në qeverisjen e tij, ai thotë se është investuar në infrastrukturë dhe shërbime publike. Disa prej banorëve të fshatit kanë treguar për investimet në vitet e fundit, që u ka ndryshuar jetën atyre aty.

Shumë fshatra në secilën qeverisje të mëparshme ka qenë jashtë hartës së investimeve. Por kjo nuk ndodhi nga viti 2013, kur barazia në investime u instalua nga qeverisja jonë.

Broboniqi është rasti më i mirë për të treguar këtë realitet. Janë vet banorët që e konfirmojnë këtë gjë”, ka shkruar Bahtiri, teksa ka publikuar videon e mëposhtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat