Komuna e Mitrovicës dhe IADK mbështesin 18 fermer me pajisje bujqësore

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës dhe IADK mbështesin 18 fermer me pajisje bujqësore

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 16:17
Agim Bahtiri dhe IADK

Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) në kuadër të projektit "Mbështetja e punësimit të të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë" kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për 18 përfitues të komunës sonë.

Në këtë takim të pranishëm ishin kryetari i komunës, Agim Bahtiri, Zenel Bunjaku, drejtor ekzekutiv i IADK, Luigi Brusa, Shef i Sektorit për Bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku.

Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, falënderoi IADK-në dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe subvencionimin e fermerëve.

Falënderoj IADK- në për bashkëpunimin e shkëlqyer me komunën tonë ne realizimin e disa projekteve në sektorin e bujqësisë, ndërsa përgëzoj të gjithë fermerët përfitues të cilët me këto pajisje do të mund të kultivojnë më shumë produkte të freskëta vendore në tregun tonë, do të përmirësojnë produktivitetin dhe do të rrisin efikasitetin e fermës së tyre”, ka theksuar kryetari Bahtiri.

Ai më tutje ka shtuar se mbetet prioritet i qeverisjes zhvillimi i bujqësisë sepse kështu do të përmirësohet edhe standardi i jetës në komunën tonë.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i IADK –së, Zenel Bunjaku shprehu falënderime për donatorin për kontributin e dhënë që ka mundësuar përkrahjen e përfituesve të projektit si dhe komunës së Mitrovicës si bashkëfinancues i projektit.

Në anën tjetër, shefi i Sektorit për Bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, uroi të gjithë përfituesit dhe falënderoi organizatën IADK për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë dhe përkrahjen e fermerëve të vegjël në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.

Kurse, 18 përfituesit të cilët janë pajisur me freza, spërkatëse, mullinj për bluarje të drithërave, mbledhëse bari, makina mbjellëse, janë shprehur mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të treguar nga komuna e Mitrovicës në lehtësimin dhe zhvillimin e veprimtarive të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat