Hamza premton investime në bujqësinë, blegtorinë dhe turizmin e Mitrovicës

Mitrovica

Hamza premton investime në bujqësinë, blegtorinë dhe turizmin e Mitrovicës

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 18:35
Bedri Hamza

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, sot ka vizituar blegtorin Jonuz Abazi në fshatin Kutllovc.

Hamza ka bërë të ditur se do të ndërtojë pika për grumbullimin e qumështit dhe do t’i rrisë subvencionet për bujqësinë dhe blegtorinë.

”Blegtori Jonuz Abazi është punëtor i dalluar në fshatin Kutlloc. Me të ardhurat që i siguron nga ferma e dhive, ai e mban familjen e tij. Shumë fermerë, pa u dalë kurrë në ndihmë Komuna e Mitrovicës, çdo ditë përballen me vështirësi të shumta. Ne do të ndërtojmë pika për grumbullimin e qumështit dhe do t’i rrisim subvencionet për bujqësinë dhe blegtorinë.

Por, kurdo që fermerët kanë nevojë të marrin kredi, atyre do ua subvencionojmë edhe interesin kreditor. Bukuritë e fshatrave dhe resurset e Mitrovicës vazhdojnë të jenë mundësi të pashfrytëzuara. Ne do të investojmë në zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, agroturizmit dhe turizmit malor. Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat