Agolli viziton shoqatën e pensionistëve: Premton transport falas për ta, shërbime mjekësore në shtëpi dhe banjë në Shalë

Mitrovica

Agolli viziton shoqatën e pensionistëve: Premton transport falas për ta, shërbime mjekësore në shtëpi dhe banjë në Shalë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 20:26
Pamje nga vizita

Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli ka vizituar sot shoqatën e pensionistëve.

Agolli tha se do të ofroj transport urban falas për pensionistët, shërbime mjekësore në shtëpi, qendra rehabilituese (banjë) në Shalë dhe ndërtimin e shtëpisë së pleqëve.

Agolli tha se këto nuk janë thjeshtë premtime por se do të realizohen.

Postimi i plotë:

Kam takuar sot shoqatën e pensionistëve, nga të cilët kam dëgjuar rrëfimet e tyre për hallet e shumta të pensionistëve.

Janë disa aspekte të programit tim të cilat lidhen me mirëqenien e të moshuarve:

- transport urban falas për të gjithë pensionistët;

- shërbime mjekësore në shtëpi;

- qendra rehabilituese (banjë) në Shalë;

- ndërtimi i shtëpisë së pleqëve;

Nuk janë thjeshtë premtime, ne vërtetë do t’i bëjmë realitet!

#ArmendAgolli #LDK160

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat