Bahtiri: Biznismenëve ua njoh gjuhën në mimika të fytyrës, lëre më të flas me ta

Mitrovica

Bahtiri: Biznismenëve ua njoh gjuhën në mimika të fytyrës, lëre më të flas me ta

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 21:10
Pamje nga takimi

Kryetari i Mitrovicës së Jugut që është edhe kandidat i VV-së edhe për një mandat në këtë komunë, ka vazhduar të lëshojë disa deklarata të çuditshme, që për personalitetin e tij nuk janë diçka e re.

Ai në një postim në Facebook, është paraqitur si person që është shumë i lidhur me biznesin, shkruan lajmi.net.

Madje ka thënë se gjuhën e biznismenëve e dallon “në mimikën e fytyrës, e leje më të ulësh e flasësh me ta”.

“E kaluara ime është kryekput e lidhur me biznesin. Unë njoh gjuhën e tyre në mimikën e fytyrës, leje më të ulemi e të flasim”, ka shkruar ai teksa ka njoftuar për një takim me biznesmenët në Parkun e Biznesit në Mitrovicë.

Karriera politike e Bahtirit karakterizohet me kësi lloj llapsuze të qëllimshme që ai i ka bërë gjatë fushatave.

Madje para disa viteve, Bahtiri u kishte premtuar mitrovicasve se do të “nxehen me bërthama të kumbullave.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat