Qytetari demanton lajmin që e cilësuan si të propaganduar nga Bedri Hamza

Mitrovica

Qytetari demanton lajmin që e cilësuan si të propaganduar nga Bedri Hamza

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 12:21
Flamur Broboniqi

Flamur Broboniqi është një nga qytetarët e “Tavnik City” i cili nga portale të ndryshme u cilësua si aktivist i LVV dhe u akuzua se financohej për propagandim nga PDK-ja.

Këtyre spekulimeve u dha fund vet qytetari në fjalë, i cili përmes një postimi në facebook sqaroi se ai nuk është aktivist i Vetëvendosjes dhe as nuk është i rreshtuar nga PDK.

Broboniqi u shpreh se është përkrahës i Albin Kurtit e VV-së, por nuk është i kënaqur me kandidaturën e këtij subjekti në Mitrovicë.

Ai tha se me punën e tij mban katër anëtarë të familjes dhe është i gatshëm ta mirëpresë secilin politikan që i dëgjon problemet e tij.

Ai tha se Bedri Hamza kishte shprehur vullnetin e mirë që ta vizitonte biznesin e tij dhe kështu e kishte pritur në shtëpi bashkë me prindërit e tij, me tradita kombëtare e fetare.

Postimi i plotë:

“Sqarim për portalet nga një mbajtës i (4) katër familjeve, nga një djal qe ushqehet me djersen e fituar duke pastru objekte 25metra lartesi:

Pikë e parë:

Nuk jam aktivisti i Levizjes dhe as zyrtarisht me kartel, jam Votues dhe Përkrahës i Albin Kurtit dhe LVV-së, por nuk jam i kënaqur me kandidatin e tyre për Kryetar të Mitrovicës.

Pika e dytë:

Nuk kam aderu as nuk jam rreshtu me PDK-në, thjesht z. Bedri Hamza me vullnetin e tij të mirë, ka vendosur ta vizitoj biznesin e më ka ardhur ne konakun tim, më ka nderu edhe e kam mirëpritur ngrohtësisht me Plakun tem e Loken tem, me tradita kombëtare e fetare qysh e kem adet.

Çdo liderit që i dëgjon hallet e mija jam i gatshëm me prite, ju lutem mos manipuloni me nevojat e njerëzve që janë shembull i biznesit, që mbajnë katër familje me biznesin e pastrimit.

Me respekt

Flamur Broboniqi.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat