​Haradinaj kërkon votën e mitrovicasve për kandidatët e AAK-së, dega mbështet Bedri Hamzën

Mitrovica

​Haradinaj kërkon votën e mitrovicasve për kandidatët e AAK-së, dega mbështet Bedri Hamzën

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 16:34
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar votën e qytetarëve të Mitrovicës, për kandidatët e AAK-së për Kuvendin Komunal të kësaj komune në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai përmes një videoadresimi nga qyteti i ndarë, ka thënë se “me vite të tëra sfidat për Kosovën dhe për Mitrovicën po vazhdojnë, por ne po ashtu do të qëndrojmë dhe do të punojmë që t’i zgjidhim të gjitha sfidat që i kemi” tha Haradinaj duke shtuar se “Aleanca ka qëndruar gjithnjë me ju”.

Haradinaj ka kërkuar votën për kandidatët e AAK-së për Asamblenë e kësaj komune, duke thënë se ata janë meritorë për besimin e qytetarëve.

Kujtojmë se AAK nuk ka nxjerr kandidat për kryetar komune në Mitrovicë, ndërsa dega e Mitrovicës ka mbështetur hapur kandidatin Bedri Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat