Bahtiri jep mesazh të fortë politik, me dy ministrat e Qeverisë Kurti

Mitrovica

Bahtiri jep mesazh të fortë politik, me dy ministrat e Qeverisë Kurti

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 11:43
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë qëndruar në krahë të Agim Bahtirit.

Kryetari i Mitrovicës, që tash po kandidon edhe për një mandat të ri nga radhët e Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka pasur mysafirë dy ministrat, që konsiderohen dy ministrat “e fortë” të Qeverisë Kurti.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë qëndruar në krahë të Bahtirit.

Ky i fundit ka publikuar këtë fotografi bashkë me mbishkrimin që tregon rëndësinë e këtyre dy ministrave për qytetin e Mitrovicës, pasi që në prapavojë shihet pjesa veriore e Mitrovicës.

“Me dy ministrat që i duhen Mitrovicës më së shumti, edhe në atë që po shihet mbrapa nesh. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla do të jenë në krahun tonë”, ka shkruar Bahtiri.

Sot pritet që në qytetin e Mitrovicës të zbarkojë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Prezenca e ministrave dhe kryeministrit sot, po tregon vendosmërinë e Vetëvendosjes që të fitojë Mitrovicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat