Buxheti i komunës së Mitrovicës në paga dhe mëditje

Mitrovica

Buxheti i komunës së Mitrovicës në paga dhe mëditje

Nga: Driton Xhafa Më: 11 tetor 2021 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Komuna e Mitrovicës është njëra ndër komunat me specifike jo vetëm nga këndvështrimi demografik/politikë por edhe ekonomik dhe social., Mitrovica vazhdon të mbetet komuna më e varfër në nivel vendi. Bazuar në gjendjen e muajit Mars 2020, numri i familjeve që kanë përfituar nga skemat social është 2,308 ndërsa në Mars 2021 është thelluar ky numër me shifra 2,438. Shikuar nga numri i anëtarëve të familjes që përfitojnë skemat social është 10.083 (mars 2021) ndërsa nga numri i përgjithshëm në nivel vendi 9.6% janë nga Mitrovica. Sipas statistikave të Agjencionit të statistikave gjate muajit Shkurt 2021, rreth 4,847 qytetare kanë kërkuar punë pranë zyrës së punësimit, prej tyre janë 2.184 Gra dhe 2663 Burra. Gjeneratori me i madhe i vendeve të punës mbetet sektori publik në Mitrovicë. Por si erdhi deri të kjo situatë qe komuna e Mitrovicës të jetë në top listën e komunave që me shumë se gjysmën e buxhetit 12 milion e 482,357 nga totali i buxhetit 21,526,713 të shpenzoi për paga dhe mëditje.

Komuna e Mitrovicës është një ndër komunat më të mbingarkuara me staf. Në fund të vitit 2012, Komuna e Mitrovicës kishte 321 të punësuar vetëm në administratën lokale. Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për kriteret e madhësisë së administratave komunale Komuna e Mitrovicës, duke marrë parasysh numrin e popullsisë, duhet të ketë më së shumti 171 të punësuar (një shërbyes civil për 620 banorë). Sipas raportit te GAP-it të vitit 2012 del se mbi 70% e komunave kanë mbingarkesë të administratave lokale me shërbyes civil ndërsa komunat me më së shumti staf të punësuar janë Prishtina me 408 të punësuar se sa që e parasheh vendimi qeveritar e pasuar nga Gjilani me 221, Mitrovica me 229, Gjakova 193, Kamenica 154, etj. Mbi këto bazë është rekomanduar qe të ndalet punësim në sektorin publik por ka ndodhur e kundërta (vetëm është rritur numër i të punësuarave) nga qeverisjet lokale në Mitrovicë.

Bazuar në qrkoren buxhetore totali i të punësuarave në sektorin publike në Komunën e Mitrovicës për vitin 2022 është 1.989 (njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e nëntë) qe përfshinë numrin me të madh të shpenzimeve të buxhetit të komunës 12 milion e 482,357 paga dhe meditje.

Numër me i madh i punësimeve është bërë nga qeverisjet lokale 2000-2013 (7 vite LDK dhe 6 vite PDK) me 1,973 (njëmijenëntëqindeshtatëdhjetetre) e pasuar nga qeverisjet (4 vite AKR dhe 4 vite AKR-VV) me vetëm gjashtëmbëdhjetë (16) persona të punësuar .

Këtu përfshihen stafi politik i komunës, stafi civil, sektori i shëndetësisë, arsimit si dhe stafi administrativo/ teknik i komunës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat