Edhe Rakiq kundër ndryshimeve në Polici

Mitrovica

Edhe Rakiq kundër ndryshimeve në Polici

Më: 13 mars 2017 Në ora: 10:20
Goran Rakiq

Qytetarë të Mitrovicës kanë protestuar sot para stacionit të Policisë në veri për shkak të ndërrimit të tre eprorëve të lartë të Policisë.

Në këtë protestë ka marr pjesë edhe kryetari i komunës Goran Rakiq i cili ka thënë se do të kërkojë tërheqjen  e këtyre vendimeve.

Mësohet se Rakiq së bashku me drejtorin e Policisë Nenad Gjuriq kanë kërkuar takim urgjent me drejtorin e përgjithshëm të Policisë Shpend Maxhuni.

Para disa ditësh janë ndërruar shefi i hetimeve, shefi i administratës dhe shefi i forenzikës.

Protesta ka filluar në ora 7:15 dhe ka përfunduar në ora 09:00.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat