Mesazhi nga Beogradi anulon protestën në veri

Mitrovica

Mesazhi nga Beogradi anulon protestën në veri

Më: 14 mars 2017 Në ora: 08:09
Goran Rakiq

Është anuluar protesta e paraparë e qytetarëve serbë të veriut dhe pjesëtarëve të policisë së Kosovës në veriun e Mitrovicës.

Burime të Kp kanë bërë të ditur se anulimi  protestës është bërë me sugjerim të Beogradit.

Mësohet se zyrtarë në Beograd kanë apeluar tek kryetari i Mitrovicës së veriut Goran Rakiq, ku kanë sugjeruar që të mos dalin në protestë.

Protesta ishte paraparë  të mbahej kundër ndërrimit të personave në strukturat udhëheqëse në Policinë e Kosovës në veri. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat