Mujka premton mbështetjen më të madhe për personat me probleme në të pamur

Mitrovica

Mujka premton mbështetjen më të madhe për personat me probleme në të pamur

Më: 5 prill 2017 Në ora: 19:14
Pamje nga takimi në komunën e Mitrovicës

Problemet me të cilat po ballafaqohet Shoqata e të verbërve të Kosovës në Mitrovicë dhe mundësitë e komunës për mbështetje për zgjidhjen e këtyr problemeve, kanë qenë temë e bisedës në një takim të nënkryetarit të komunës, Faruk Mujka dhe Mexhit Foniqit, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së të verbërve të Kosovës dhe Skender Kerolli, kryetar i degës në Mitrovicë.

Përfaqësuesit e shoqatës fillimisht e njoftuan nënkryetarin e komunës, Mujka me problemet dhe sfidat me të cilat ata po ballafaqohen në jetën e përditshme dhe me aktivitetet q aktualisht janë duke i zhvilluar.

Ata i thanë nënkryetarit Mujka, se Shoqata e të verbërve në Mitrovicë përfshin në gjirin e saj një numër të konsiderueshëm të qytetarëve me probleme në të pamurit, të cilët kanë probleme të shumta ekzistenciale dhe të tjera, ndërsa që shoqatës i mungojnë shumë gjëra për të funksionuar si duhet në përmbushjen e nevojave të anëtarësisë.

Foniqi dhe Kerolli, pasi thanë se kanë bashkëpunim me komunën, e cila edhe i ka mbështetur në realizimin e projekteve të ndryshme, kërkuan nga nënkryetari Mujka, që institucionet komunale të kenë një përkujdesje të shtuar për shoqatën e tyre në Mitrovicë dhe anëtarësinë e saj.

Po ashtu, ata e njoftuan nënkryetarin Mujka dhe për dy punëtori që do të mbahen në Mitrovicë, duke kërkuar njëkohësisht që komuna të mbështet mbajtjen e tyre.

Nënkryetari i komunës, pasi vlerësoi pozitivisht bashkëpunimin e komunës me Shoqatën e të verbërve në Mitrovicë, tha se i kupton mirë sfidat, problemet dhe shqetësimet e shoqatës, por edhe të anëtarëve të saj.
“Anëtarësia e shoqatës tuaj patjetër se meriton përkujdesjen maksimale të institucioneve komunale dhe atyre në nivel vendi. Anëtarësia e juaj duhet të ndihmohet në mënyrë që mos të ndihen të lënë anash nga institucionet e shoqëria, por edhe për të përmirësuar jetën e tyre.

Ndonëse komuna ka një buxhet të vogël, ju premtoj se do të angazhohet që këto probleme dhe shqetësimet tuaja të tejkalohen për aq sa lejojnë mundësitë. Dera e komunës për ju është gjithmonë e hapur”, tha nënkryetari Mujka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat