DRC vazhdon realizimin me sukses të projekteve në Mitrovicë

Mitrovica

DRC vazhdon realizimin me sukses të projekteve në Mitrovicë

Më: 7 prill 2017 Në ora: 09:18
Foto nga takimi

Menaxherja e projekteve të  DRC-së në Mitrovicë, Jasmina Dalipoviq, me bashkëpunëtorë është pritur nga nënkryetarit i komunës, Faruk Mujka, me ç’rast kanë biseduar për bashkëpunimin e deritashëm dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Pasi e kanë vlerësuar si të suksesshëm bashkëpunimin e deritashëm dhe janë shprehur të gatshëm për të vazhduar dhe thelluar akoma këtë bashkëpunim në të ardhmen, zonja  Dalipoviq e ka njoftuar fillimisht nënkryetarin Mujka për aktivitetet e përditshme të DRC-së në Shkollën Mësimore dhe në Inkubatorin Social te Biznesit në Lagjen e Romeve.

Ajo ka thënë ën vazhdim se aktualisht është duke punuar në rregullimin, përkatësisht riparimin e ndërtesës së Shkollës Mësimore (ish Shkolla e bujqësisë) dhe kompleksin e Inkubatorit Social të Biznesit të DRC-së në Lagjen e Romëve.

Po ashtu, zonja Dalipoviq ka folur edhe për aktivitetet përgatitëse për fushatën  për Ditën e romëve, që është më  8 prill dhe për Ditën e Tokës, 22 Prillin, si dhe për aktivitete të tjera, të cilat i zhvillon DRC-ja në Mitrovicë e për të cilat ka thënë se po zhvillohen pa probleme e sipas dinamikës së paraparë.

Nënkryetari Mujka, pasi e ka përshëndetur zonjën Dalipoviq për punën që është duke e bërë me bashkëpunëtorët e saj në të mirë të qytetarëve të komunës, sidomos të atyre të komuniteteve pakicë, ka thënë se komuna është e interesuar që këto projekte të realizohen me sukses.

“Më vjen mirë që po dëgjoj për punë të palodhshme e aktivitete të suksesshme të stafit të DRC-së në realizimin e projekteve në Mitrovicë. Ju e keni pas dhe do at keni mbështetjen e fuqishme të institucioneve komunale dhe jemi të gatshëm ën çdo kohë që të kryejmë punët tona që neve na takojnë”, tha ndër të tjera nënkryetari Mujka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat